back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeJunker pyetet për datën e liberalizimit të vizave

Junker pyetet për datën e liberalizimit të vizave

Të ngjajshme

Mbi 100 aksidente brenda 24-të orëve të fundit

Numër i madh i aksidenteve është shënuar në 24-të...

Benita-Sasës: Je shumë gabim nëse del për Kushtrimin

Benita i ka thënë në fytyrë Sasës se do...

Kurti: Me integrimin e SEPA, i kursejmë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro

Kryeministri Albin Kurti takoi mërgimtarët në qytetin e Kamenicës....
- Advertisement -

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas takimit me presidentin Thaçi ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë datë të saktë rreth çështjes se kur për kosovarët do të ndodhë liberalizimi i vizave

Juncker ka thënë se KE-ja është e lumtur për përpjekjet e autoriteteve kosovare drejt  plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave duke mos përmendur periudha kohore për këtë çështje.

- Advertisement -

“Ne jemi të lumtur të shohim që përpjekjet po vazhdojnë dhe nuk varet kjo nga ne që t’i themi Kosovës kur dhe si të bëhet kjo. Kjo është një demokraci e të rriturve dhe ne shpresojmë që të kryhet mirë”, ka deklaruar Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Megjithëkëtë, Presidenti i Komisionit Evropian, Junker, ua ka bërë me dije liderëve kosovarë rëndësinë që ka ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Ai me këtë rast, iu ka dërguar porosi edhe partisë serbe duke thënë se nga kjo, përfitojnë të gjithë qytetarët kosovarë dhe serbë.

Junker ka thënë se nuk po e kënaq ideja që kosovarët të janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.

Ndërkaq, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, po qëndrojnë sot në Prishtinë, ku janë takuar me krerët e lartë shtetërorë.

“Vizita juaj i jep kuptim të plotë mbështetjes suaj dhe përpjekjeve tona për bashkim Evropian”, ka thënë Presidenti Thaçi në konferencën me Juncker-in.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz