Ju thyen 30 kavanozë me mjaltë në shesh, ja çfarë gjesti ka bër Haradinaj për shitësin
03

Lexo edhePërleshje mes PDK-së dhe Vetëvendosje, gjuhen me shishe uji |Foto

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ekziston edhe një kënd ku prodhuesit vendorë shesin perime dhe gjëra të tjera ushqimore. Por diçka e dhimbshme për njërin prej këtyre prodhuesve ndodhi sot. Era e fortë ka rrëzuar të gjithë kavanozat e mjaltit duke i thyer ato. Për këtë shitës të mjaltës, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore.
Zyra e Kryeministrit për dëmin që iu shkaktua shitësit të mjaltës nga era e fortë në Prishtinë, të cilit iu thyen 30 kavanoza, shkruan Gazeta Express.
Zyra e Kryeministrit ka marrë të dhënat e personit në fjalë, dhe në procedura normale përmes linjave të caktuara buxhetore Kryeministri Ramush Haradinaj e nënshkroi vendimin për kompensim.
Lexo edhePërleshje mes PDK-së dhe Vetëvendosje, gjuhen me shishe uji |Foto