‘Ju puth të gjithëve’, mesazhi i fundit i gazetares italiane para se të vdiste

Lajm i trishtë sot për italiane, gazetarja investigative Nadia Toffa ka vdekur në moshën 40 vjeçare.
Karakter i hekurt, profesioniste e paanshme gjithmonë në kërkim të së vërtetës, Nadia Toffa humbi betejën me jetën pas 2 vitesh kundër një sëmundje të pashërueshme, saktësisht ajo vuante nga tumori në tru.
Nadia Toffa nisi karrierën e saj si gazetare më vitin 2009 ne një televizion lokal në qytetin e saj në Breshia.
Më pas u bë pjesë e stafit të emisionit investigativ “Le Iene”. ku u dallua për investigimet e saj të sukseshme si mashtrimet e farmacive në dëm të konsumatorëve, trafiku ilegal i plehrave për llogari të mafias puglieze Kamorra, shfrytëzimi i prostitucionit minoren, anoreksia etj.
Debutimi i saj dhe si moderatore televizve vjen më vitin 2016 kur i besohet drejtimi i programit ‘Open Space’, në Mediaset.
Historinë e betejës së saj kundër kancerit gazetarja italiane e rrëfen në librin autobiografik” Të lulëzosh në dimër”.
Ishte dimri i 2017, data 2 dhjetor kur Nadia humbi ndjenjat në një hotel në Trieste ku po punonte për të realizuar investigimin e radhës.
Prej atij momenti nisi kalvari i gjatë i një sëmundje të pashërueshme.
Lexo edheNjihuni me 10 xhamitë më të famshme të Rusisë
Edhe gjatë ciklit të kimioterapisë Nadia Toffa ishte në kërkim të së vërtetës duke denoncuar çdo mjek sharlatan popullor që bindte të sëmurët per të mos u kuruar në spitale.
“Nuk duhet pasur frikë ta thërrasësh në emer këtë sëmundje, shkruante Nadia – ndoshta ky bastard do trembet duke e parë në fytyrë e drejt në sy.”
“Eshte një sfidë që ndoshta mund të mos e fitoj, por më duhet të luftoj deri në momentin e fundit” shprehej Nadia për emisionin “Verissimo”
Sot në lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta kolegë gazetarë, drejtues të Mediaset, e njerëz të thjeshtë përcjellin përmes komentve të tyre dhimbjen e kësaj humbje.
“Ju puth të gjitheve…” shkruan Nadia Toffa në postimin e saj të fundit në instagram, e qeshur dhe e drejtpërdrejtë me fansat e saj me të cilët bashkëbisedonte mbi të nxehtit e verës 2019.
“Asgjë për ne nuk do jetë si më parë”, shkruan në rrjetet sociale redaksia e Hienave duke i dhënë lamtumirën një prej gazetarëve më të suksesshëm investigativ.














