Malisheva ju rikthye fitoreve në Superligën e Kosovës.
Ata mposhtën Prishtinën e Re, me rezultat 0-2 duke prishur ecurinë negative të rezultateve.
Pas kësaj fitoreje, dy figurat e rëndësishme të këtij klubi si ish-presidenti, Afrim Bytyqi dhe presidenti aktual, Driton Morina postuan një foto së bashku jashtë vendit, duke shijuar fitoren e klubit të tyre të zemrës.
Malisheva, gjendet aktualisht në pozitën e 6-të në Superligë, me 13 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/