back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportJoshua pranon ofertën tetëshifrore nga Wilder (Video)

Joshua pranon ofertën tetëshifrore nga Wilder (Video)

Të ngjajshme

Në një zhvillim dramatik gjatë ditës së djeshme, ka bërë që ekipi i Deontay Wilder të bëjë një ofertë konkrete për Anthony Joshua dhe duket se britaniku e ka pranuar ofertën për meçin që pritet të zhvillohet.

Bëhet e ditur se menaxheri i Deontay Wilder, Shelly Finkel, i ka bërë ofertë konkrete promotorit të Anthony Joshua, Eddie Hearn, e cila kap shumën prej 50 milionë dollarëve për meçin që pritet të zhvillohet në mes dy prej boksierëve më të përfolur kohëve të fundit.

“Sky Sports”, raporton se është aranzhuar një takim me përfaqësuesit e dy boksierëve, i cili pritet të mbahet brenda 48 orëve të ardhshme.

Po ashtu, bëhet e ditur se Wilder preferon që ky duel të zhvillohet në mes muajit shtator dhe dhjetor të këtij viti, por opsionin e arenës se ku do të zhvillohet meçi, ekipi i Deontay Wilder dëshirojnë ta kenë ata.

Wilder përmes një videoje në faqen e tij zyrtare në Instagram, i kishte dërguar një mesazh Joshuas, të cilit edhe publikisht i ofron shumën prej 50 milionë dollarëve për t’u ndeshur me të.

Reagimi i Anthony Joshua nuk ka vonuar dhe përgjigja e tij ka qenë e shpejtë dhe e shkurtër: “Let’s Roll”, që do të thotë se Joshua është i gatshëm për këtë përballje të shumëpritur. /Insporti.com

A post shared by Deontay Wilder (@bronzebomber) on

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz