BallinaSportJose Mourinho pranë shkarkimit nga M.United, 'L’Equipe': Do të zëvëndësohet nga Zidane

Jose Mourinho pranë shkarkimit nga M.United, ‘L’Equipe’: Do të zëvëndësohet nga Zidane

Të ngjajshme

I jepet lamtumira e fundit sot 17-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç, i cili vdiq pas...

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

“3 euro çmimi i naftës”, Arifi shpjegon skenarin që mund ta thellojë krizën

Opinionisti Avni Arifi ka shpjeguar se skenarët e krizës...

Nuk e duan tifozët dhe as drejtuesit e Mançester Junajtid. Zërat sa vijnë e shtohen për shkarkimin e trajnerit portugez Zhoze Murinjo. Madje prestigjozja franceze “L’Equipe” shkon edhe më tej, duke gjetur pasardhësin.

Jose Murinjo është kthyer në trajnerin më të urryer të momentit në Angli, duke qenë se jo vetëm stafi drejtues, por as tifozët nuk e e duan më në krye të Mançester Junajtidit.

Marrëdhënia që ai ka me futbollistët dhe dështimi për të afruar lojtarë të rinj në merkato, ka bërë që pozicioni i Murinjos të lëkundet ndjeshëm.

Gazeta prestigjoze franceze “L’Equipe” ka konfirmuar se Murinjo është shumë pranë shkarkimit nga posti i trajnerit dhe vendin e tij pritet të zërë ish-trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan.

Ky i fundit, u largua nga Real Madridi vetëm pak javë më parë, duke fituar gjithçka me madrilenët dhe për momentin shihet si trajneri që mund të bëjë mirë dhe mund të arrijë objektivat që “djajtë e kuq” kanë.

Nuk do të jetë e lehtë, sepse Manchester United do t’i kushtonte ky operacion mbi 100 milionë euro, duke llogaritur dëmshpërblimin e trajnerit portugez dhe pagën që duhet të japë për Zidane.

Në Angli flitet se drejtuesit e Manchester United duan të emërojnë një drejtor sportiv që të bëjë edhe rolin e menaxherit, duke i hequr kompetencat menaxheriale Jose Morinjos. Ndoshta ky veprim mund të sillte dorëheqjen e trajnerit dhe kështu do t’i hapej rruga Zidane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz