back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaShowBizJonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen nesër dhe ky është resorti luksoz...

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen nesër dhe ky është resorti luksoz ku do të zhvillohet dasma

Të ngjajshme

Zyrtare: Chelsea blindon talentin që ditë më parë shkroi historinë në Champions League

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale...

Çka nëse Kurti s’arrin ta bëjë Qeverinë të dielën?

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet...

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Ditën e nesërme, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Më herët në rrjet qarkulluan foto të ftesave të dasmës së çiftit në formën e guaskës.

Nga detajet e ftesës, u kuptua se ceremonia do të bëhej në një vend bregdetar, ndërsa ditën e sotme “Tiranapost.al” ka zbuluar super resortin ku do të bëhet dasma.

Ai ndodhet në plazhin e Malit të Robit, shumë pranë bregut dhe ka një pamje fantastike të detit.

Resorti gjigant ka gjithashtu një pishinë dhe një platformë në mes të detit, e cila lidhet me pjesën tjetër nëpërmjet një ure druri.

Madje, në muajin shkurt të këtij viti, Jonida Vokshi publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku kishte pozuar në këtë resort, ndërsa ne tani kuptojmë se që atëherë moderatorja e ka bërë zgjedhjen e saj.

Presim me padurim ditën e nesërme për të parë Jonidën e Besnikun si nuse e dhëndër!Kujtojmë se pas dasmës, çifti ka vendosur të jetojë në Prishtinë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz