Joao Felix mbërrin në kampin stërvitor të Al-Nassrit
dp

Lexo edheNga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Joao Felix do të jetë lojtari më i ri i Al-Nassrit.
Felix, pas aventurave të dështuara me Chelsean dhe Milanin, ai do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku do të luajë me bashkëkombasin e tij, Cristiano Ronaldon.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, portugezi shihet në kampin ku po qëndron skuadra arabe, në periudhën parasezonale.

Lexo edheNga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore
Felix, ishte shumë afër rikthimit te ish-skuadra e tij, Benfica por ishte Al-Nassr ajo që arriti të bindte portugezin.
Felix, në sezonin e kaluar bëri 41 paraqitje me Chelsean dhe Milanin, ku shënoi 10 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/