E kërcënoi ministren Gërvalla, dërgohet në paraburgim një person!
dp

Lexo edheKurti arrin në Nju Jork për takime me liderë botërorë në kuadër të Asamblesë së OKB-së

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kërcënim ndaj ministres, Donika Gërvalla.
32 vjeçari, përmes një postim të publikuar në Facebook, ka kanosur nga profili i tij në Facebook.
Postimi i referohej Donika Gërvallës dhe Vudi Xhymshitit me fjalët për “plumbin” dhe vendin “ku me rrok”.

Lexo edheKurti arrin në Nju Jork për takime me liderë botërorë në kuadër të Asamblesë së OKB-së
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare dhe viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në sqarimin e Policisë. /Indeksonline/