Jeta brenda burgut të Lipjanit (Video)
Në shikim të parë duket një sallon i zakontë ondulimi.
Në fakt i tillë është, veçse aktivitetin e tij po e zhvillon brenda një vendi aspak të pëlqyeshëm për njerëzit.
Në burgjet e Kosovës, ka shumë persona të dënuar, gra e të mitur. Prapa grilave ata që janë dënuar për krime, po mësojnë zanate.
Ndërsa, përveç floktarisë, këtu punohet edhe në qepjen e rrobave. Të gjitha këto aktivitete, po dalin të jenë lehtësim për të burgosurit.
Ndërkohë instruktorët e këtyre profesioneve, thonë se aktivitete si këto janë shumë të rëndësishme për të dënuarit.

Lexo edheKryeparlamentari sot do të zhvilloj një varg vizitash
Veç zanateve, kjo qendër korrektuese ofron edhe aktivitete të tjera, si shkollimi, përgatitja e ushqimit, shëtitorja e rekreacione sportive.
Ndiqeni të plotë dhe me më shumë detaje kronikën e Rilind Matoshit, për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.




