BallinaLajmeJeremiq tregon se kush i ndaloi Thaçin e Vuçiqin të shkëmbenin territore

Jeremiq tregon se kush i ndaloi Thaçin e Vuçiqin të shkëmbenin territore

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi (Narodna stranka) Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë marrë vesh për këmbim territoresh, por kjo dështoi pasi aktorë të jashtëm, para së gjithash SHBA-ja, kanë kumtuar se ndryshimet e kufijve janë të papranueshëm edhe me pëlqimin dy palëve.

Jeremiq në intervistën për “Vreme” të Beogradit ka thënë se Vuçiq e Thaçi janë takuar më 13 mars në Paris e pastaj në javën pasuese në Nju – Jork që ishte edhe përgatitje për takimin e tyre të përbashkët me Federica Mogherinin më 23 mars në Bruksel.

Sipas fjalëve të Jeremeqit, Vuçiq ka shfaqur gatishmërinë të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës, e cila Kosovës praktikisht do t’ia mundësonte Kosovës ulësen në OKB, porse kishte vlerësuar se për këmbim duhej të fitonte diçka më shumë, transmeton koha.net

Gjëja e fundit për të cilën Vuçiq ishte marrë vesh me Thaçin, sipas Jeremiqit, ka qenë inskenimi i arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz