Jepet kontrata për renovimin e Reumatologjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë kontratën për realizimin e projektit të renovimit të Klinikës së Reumatologjisë.
IndeksOnline raporton se vlera e kontratës është 394,962.75 euro.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ka qenë çmimi më i ulët.
Në këtë tender janë pranuar gjithsej dy oferta.
Kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Termomontimi”, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për sot.

Lexo edheTrump: Nuk i dhamë Ukrainës pëlqimin për të prodhuar Patriotin
Projekti parashihet të realizohet brenda një periudhe prej 12-muajsh.
Pas pastrimit të objektit dhe demontimit të pajisjeve, autoriteti kontraktues ka paraparë muratimin dhe mveshjen e mureve, punimin e hidroizolimit, suvatimit, gletimit dhe ngjyrosjes, punimet e qeramikës, zdrukthtarisë dhe metalit, bashkë me dyert, hidrosanitarinë dhe sistemin e alarmit dhe zjarrit.
“Autoriteti kontraktues do të emërojë menaxherin e projektit, të cekur në KVK, i cili do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ekzekutimit të punëve gjatë tërë kohës, duke filluar që nga dita e parë e fillimit të punëve e deri në skadimin e periudhës garantuese të defekteve dhe për raportim tek autoriteti kontraktues. Qëllimi i mbikëqyrjes është të kontrollojë cilësinë e punëve dhe cilësinë e materialeve të përdorura në pajtim me specifikimet teknike të rëna dakord” thuhet në dosjen e tenderit./IndeksOnline/














