BallinaJetëFunJep dorëheqje nga puna duke i dërguar shefit një mesazh: “Më vjen...

Jep dorëheqje nga puna duke i dërguar shefit një mesazh: “Më vjen keq për humbjen tuaj”

Të ngjajshme

ATK: Rritet deklarimi i të ardhurave nga qiraja, miliona euro në buxhet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur...

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale,...

Dorëheqja nga puna është gjithmonë e vështirë, pavarësisht nëse punoni në një vend të mirë apo të keq. Ekzistojnë shumë mënyra që ta bëni një situatë më pak të sikletshme dhe një djalë e ka vërtetuar këtë.

Ai ka guxuar ti shkruajë pronarit të tij një letër ku i thoshte se do të përballej me humbje të madhe. Sigurisht që e gjitha ishte në sensin e shakasë dhe letra u bë virale në rrjete sociale.

Sam Baines, 22 vjeç, nga Sheffield vendosi se si donte të jepte dorëheqjen në punën si operator dhe mesazhi i tij ndaj shefit u publikua nga kolegia Hannah.

View image on Twitter
View image on Twitter

“Më vjen keq për humbjen tuaj. Dita ime e fundit e punës është 28 korriku. Mendoj se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për ty.

Kam punuar këtu për thuajse një vit dhe tani kam vendosur të ndjek universitetin në shtator. Ne jemi një ekip shumë i mirë dhe kemi një menaxher fantastik, ndaj shpesh bëjmë shaka me njëri-tjetrin. E dija se duhej të bëja diçka kreative për të të dhënë këtë lajm, i cili duhej të ishte edhe argëtues në të njëjtën kohë”, ka shkruar Baines duke e ditur se pronari do të qeshte me këtë letër pasi i shihte gjërat në anën pozitive./oranews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz