BallinaLajmeJep dorëheqje nga PDK në ditën e zgjedhjeve

Jep dorëheqje nga PDK në ditën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së Florim Shala, të dielën, i cili deri tash, përveç se ishte anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan, anëtar i këshillit drejtues, ishte edhe themelues i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Shala nëpërmjet telefonit i ka thënë gazetës “Koha Ditore” se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhet me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa ka thënë se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.

“Arsyet e dorëheqjes sime nga PDK-ja janë të shumta, mirëpo njëra ndër kryesoret është se në PDK në Lipjan ka persona të cilët nuk e donë partinë por atë e shohin vetëm për përfitime personale”, ka thënë Shala për KD-në.

Ndërkaq, në një postim në Facebook, Shala ka thënë se do të vazhdojë të mbetet vetëm anëtar i thjeshtë në këtë parti.

“Nga sot, jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partine Demokratike të Kosovës – dega në Lipjan! Do të mbetem vetëm anëtar i thjeshtë i PDK-së. Respekt për të gjithë qytetarët e Lipjanit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz