BallinaLajmeJashari për ditën e fëmijëve: Parku i qytetit do të mbushet me...

Jashari për ditën e fëmijëve: Parku i qytetit do të mbushet me lodra për fëmijë

Të ngjajshme

Start fantastik, Barcelona kalon shpejt në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona ka arritur herët në epërsi ndaj Newcastle. Ishte Raphinha...

Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children

Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim...

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar të gjithë fëmijet me rastin e ditës (1) qershori ndërkombëtare të tyre. Jashari këtë e ka shfrytëzuar ta bëjë në Parkun e qytetit, ku sipas tij, i njëjti do të mbushet me lodra për fëmijë.

Pjesë e këtij manifestimi në Skenderaj ishin Kryetari, Bekim Jashari së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Farbardha Haliti.

Shkrimi i plotë i Jasharajt:

Kryetari Jashari në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Parku në qytet do të mbushet me lodra

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershori, Kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari i gëzoi fëmijët me lajmin që Parku “Idriz Rreci” në Skenderaj do të mbushet me lodra për fëmijë.

Në shënim të kësaj dite në Skenderaj u organizua një manifestim, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari z. Bekim Jashari së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal znj. Fatbardha Haliti.

Në një fjal rasti Kryetari Jashari, i uroi fëmijëve 1 qershorin si festë e tyre, duke theksuar se Parku në qytet “Idriz Rreci” ku gjendemi tani do të mbushet me lodra, ku ju fëmijë të dashur do të keni hapësirë për t’u argëtuar dhe lozur. Këtu do të krijohet një ambient shumë i përshtatshëm për ju fëmijë të dashur përfundoi Jashari.

Në këtë manifestim fëmijët shfaqën program me disa recitale dhe këngë e valle./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz