back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeJaponia jep 4 milionë dollarë për kontrollin e ndotjes së ajrit në...

Japonia jep 4 milionë dollarë për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Të ngjajshme

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Dy të vdekur pas shembjes së një biblioteke në Korenë e Jugut

Dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të...

Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Evropë

Donald Trump, ndonëse në rënie popullariteti në SHBA, rezulton...

Ndodh më në fund: Toney ia rrëmben puthjen Benitës (VIDEO)

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita kanë treguar...

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pranuar një donacion nga Qeveria japoneze, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë, projekt ky në vlerë 4 milionë dollarë.

Ky donacion është ndarë për Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës nga këshilltari i ambasadorit të Japonisë në Vjenë, Daisuke  Sugihara, këshilltari i JICA-së, Makino Takahiko dhe ekspertë tjerë japonez.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Qeveria e Japonisë përmes JICA-së, është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në fushën e mjedisit.

“Ky projekt, përveç studimit mbi burimet e ndotjes së ajrit dhe ngritjes së kapaciteteve humane, po kontribuon edhe me instrumente matëse për matje të emisioneve, me të gjitha pajisjet përcjellëse dhe shumë pajisje tjera të nevojshme, për të krijuar një sistem të qëndrueshëm për menaxhimin e cilësisë së ajrit”, tha ministri Matoshi

Përveç fushës së ajrit, Qeveria japoneze ka mbështetur sektorin e menaxhimit të mbeturinave me pajisje për transportin e mbeturinave dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Qeveria japoneze po mbështet Kosovën  edhe me një grant prej mbi 2 milionë euro me pajisje për transportin e mbeturinave  që do të ndihmoje në krijimin e një sistemi të qëndrueshme për menaxhimin  e integruar të mbeturinave”, tha ministri Matoshi.

Ndërsa këshilltari i ambasadorit të Japonisë në Vjenë, Daisuke  Sugihara ka treguar se qeveria e tij së shpejti do të hapë ambasadën e Japonisë në Kosovë, në 10-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Pas konferencës së përbashkët për media, ministri Matoshi së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë Japoneze kanë vizituar Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ku është bërë pranim-dorëzimi i 100 pajisjeve teknike për matjen e gazit të shkarkuar dhe matjen e cilësisë së ajrit.

Pajisjet e pranuara donacion nga Japonia janë analizuesi i gazrave si NOx, SO2, CO, CO2 dhe O2, pajisje për matjen e lagështisë në gazin shkarkues, pajisje për matjen e temperaturës për matjen e pluhurit, 6 pompa vakumi, gazmetër të lëngshëm, ene për mostrim për metodë referente, sonda të ndryshme për mostrim, enë laboratorike për mostrim dhe të gjitha kimikatet për mostrim dhe analizim të pluhurit dhe gazrave në laborator për përcaktimin e merkurit si dhe të anioneve, vegla pune për çështje teknike, pajisje për matjen e shtypjes statike dhe totale dhe shtypjes së ambientit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz