BallinaSportJanuzaj zgjedh Kosovën, vjen reagimi i parë nga serbët

Januzaj zgjedh Kosovën, vjen reagimi i parë nga serbët

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...
Adnan Januzaj deri tash e kishte injoruar Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe Kombëtaren shqiptare.

Mirëpo, duket se futbollisti istogas i ka rënë pishman dhe tash i është vetëofruar Kosovës.

Të paktën kështu shkruan grupi “Kosovan Football”, në rrjetet sociale, duke e cituar tabloidin britanik “The Sun”, sipas së cilit, futbollisti i Manchester Unitedit, i huazuar aktualisht në Sunderland, ka kërkuar nga drejtuesit e futbollit ndërkombëtar që t’i jepet leja të luajë për vendin e prindërve të tij.

Ky lajm ka bërë jehonë edhe në mediet serbe.

Është ‘telegraf.rs’ që raporton për dëshirën e Adnan Januzajt që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës. Madje kjo medie e quan “pishmanli” anëtarin e Sunderlandit.

“Lojtari i Manchester Unitedit “ndryshon mendje”, tani dëshiron të luaj për Kosovën”, shkruan ‘telegraf.rs’, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz