BallinaSportJanuzaj i hakmerret Mourinhos, lamtumirë Man Utd

Januzaj i hakmerret Mourinhos, lamtumirë Man Utd

Të ngjajshme

Merz: Pak nga furnizimi me hidrokarbure për Europën kalon përmes Ngushticës së Hormuzit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka theksuar rëndësinë e NATO-s...

A do të garoj për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme? – Flet Haxhiu

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu është pyetur...

Era Istrefi publikon këtë foto, ky detaj merr vëmendjen (Foto)

Ylli i muzikës, Era Istrefi ka bërë paraqitjen e...

Adnan Januzaj dëshiron të largohet përgjithmonë nga Manchester United pasi është lënë jashtë ekipit të parë nga Jose Mourinho.

Mesfushori ka kontratë me “Red Devils” deri në vitin 2018, dhe klubi ka dhënë indikacione se preferon largimin e tij në formë të huazimit.

Mirëpo, Januzaj është i pakënaqur me trajtimin ndaj tij, dhe dëshiron të largohet përgjithmonë nga klubi, ka bërë të ditur “Bbc Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

21-vjeçari spekulohet me transferim në Sunderland, që drejtohet nga ish menaxheri i United, David Moyes, ndërsa është përmendur edhe si objektiv i disa klubeve në Spanjë dhe Itali.

Januzaj po ashtu është i pakënaqur që klubi nuk e kishte paralajmëruar se ai do ta humb fanellën me numrin 11, ose një shpjegim se pse nuk zë vend në planet e Mourinhos për sezonin e ri.

Numri 11 u mor nga Anthony Martial, pasi përforcimi i ri Zlatan Ibrahimovic e mori numrin 9 nga francezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz