Karriera e James Rodriguezit në futboll duket se po vjen drejt fundit.
34-vjeçari, nuk po ka minuta me klubin e tij Minnesota në MLS dhe po e sheh se koha i ka ardhur të vendos këpucët në gozhdë.
Ai e sheh Botërorin 2026 si një mundësi për ta mbyllur karrierën në majet e futbollit, ku do të ketë mundësinë të luajë me Kolumbinë për herë të parë pas 8 vitesh.
James, luajti për skuadrat të mëdha si Porto, Real Madrid, Bayern Munich, ku dhe arriti të fitonte tituj të rëndësishëm në këto klube./IndeksOnline/