BallinaLajmeLajmet e FunditJamal Musiala: Nuk duhet fajësuar askënd, janë gjëra që ndodhin!

Jamal Musiala: Nuk duhet fajësuar askënd, janë gjëra që ndodhin!

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala, ka dalë me një video mesazh pas lëndimit të rëndë që pati ditë më parë në ndeshjen mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain.

Portieri italian, Gigi Donnarumma u fut në ashpër në duel me mesfushorin gjerman dhe lëndoi në kyçin e këmbës, shkruan Indeksonline

Me anë të këtij mesazhi, Musiala thotë se askush nuk duhet fajësuar.

“Askush nuk duhet fajësuar, këto janë gjëra që ndodhin në futboll”, u shpreh Musiala teksa tregon edhe për operacionin

Është raportuar se Musiala do të mbetet jashtë fushës së futbollit për më shumë se 5/6 muaj./Indeksonline/

- Advertisement -