BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku e lavdëron deputetin Paris Guri pas ballafaqimit në Kuvend me gjithë...

Abdixhiku e lavdëron deputetin Paris Guri pas ballafaqimit në Kuvend me gjithë Vetëvendosjen

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka lavdëruar përmes një postimi në ‘facebook’, deputetin e partisë së tij, Paris Gurin, për paraqitjen e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe ballafaqimin me gjithë Lëvizjen Vetëvendosje.

Abdixhiku ka shkruar se dalja për herë të parë e Gurit në foltore, u bë më e fuqishme se “britmat e pakontrolluara të një turme”.

Guri sot pasi ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës është penguar nga disa deputetë të VV-së, të cilët i kanë folur nga vendi i tyre.

Postimi i plotë:

 Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.”

Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi.

Paris Guri, krenar me ty.

E ardhmja është e bukur.

- Advertisement -