back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptareJa si “profesionisti” vjedh për 4 minuta biçikletën në kryeqytet (video)

Ja si “profesionisti” vjedh për 4 minuta biçikletën në kryeqytet (video)

Të ngjajshme

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Georgina ndez rrjetin, një pozë në plazh e djegë “flakë” Instagramin

Nuk ka ditë që Georgina Rodriguez nuk provokon në...

Fenomeni i vjedhjeve në kryeqytet nuk ka të ndaluar. Ai paraqitet çdo ditë në forma dhe fytyra të ndryshme autorësh.

Falë ndërgjegjësimit për rritjen e parametrave të sigurisë, një pjesë dërrmuese e bizneseve janë pajisur dhe me kamera survejimi.

Kësaj here, një vjedhje e një biçiklete ka ndodhur në mes të ditës në rrugën e “Durrësit”, në kohën kur intensiteti i lëvizjes së njerëzve ka qenë i lartë.

Tvklan.al sjellë pamjet filmike.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte më datën 18 Nëntor, rreth orës 11 e 25 minuta.

Ky i ri i veshur me atlete të bardha me vija të zeza, me pantallona bojëqielli treçerekëshe, me një triko sportive me kapuç, ngjyrë e zezë me shirit të bardhë në krahë është autori, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia e Komisariatit Numër 3 në Tiranë.

BICIKLETA 2

E gjithë ngjarja zhvillohet në katër minuta.

Fillimisht, në orën 11 e 21 minuta hajduti kalon para derës së një dyqani, përballë të cilit në një pemë ishte mbështetur biçikleta e palidhur.

53 sekonda më pas, ai kthehet sërish, sikur po kalon rastësisht rrugën me vështrim nga hyrja e dyqanit.

Këtë veprim vajtje – ardhje e përsërit dhe 6 herë të tjera, deri në orën 11:22:42, kur me kokën nga dyqani i afrohet biçikletës dhe e prek me dorën e majtë dhe largohet.

20 sekonda më pas rikthehet dhe qëndron me shpinë nga dyqani dhe duke kruar fytyrën kthehet në të djathtë dhe bën sikur thërret dikë dhe ja bën me shenjë “hajde” dhe largohet sërish.

Por rikthehet dhe vështron nga dyqani (11:23:43) largohet paksa dhe më pas rikthet për veprimin final.

Për rreth 1 minutë qëndron me fytyrë nga dyqani pranë biçikletës, tek telat që kufizojnë kalimin e këmbësorëve në rrugë. Duke vrojtuar me kujdes të gjitha veprimet e shitëses, ai arrin dhe studion momentin e përshtatshëm deri kur arrin të marrë biçikletën dhe të largohet.

Policia e kryeqytetit i bën thirrje qytetarëve, që në rast se kanë informacion të vlefshëm rreth këtij personi, të njoftojnë në numrin pa pagesë 112./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz