back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaRegjionaleJa si e përkujton i riu nga Drenica ditën kur serbët bombarduan...

Ja si e përkujton i riu nga Drenica ditën kur serbët bombarduan shtëpinë e tij (FOTO)

Të ngjajshme

Besnik Ahmeti nga Rezalla e Skënderajt ka rikujtuar 11 shtatorin e vitit 1998 kur forcat serbe sulmuan shtëpinë e tij, duke i vrarë vëllaun dhe disa anëtar të familjes, përcjell Drenicapress.

Besniku është djali i heroit kombëtar, Malush Ahmeti, i cili dha jetën për liri.

Lexojeni shkrimin e Besnikut:

Nëntëmbëdhjetë vjet dhimbje dhe krenari!

Sot më 11 shtator 2017 u bënë nëntëmbëdhjetë vite dhimbje por njëkohësisht edhe krenarie, u bën nëntëmbëdhjetë vite kur më 11 shtator 1998 okupatori shekullor ju vërsul me granata shtëpisë së Komandantit Malush Ahmeti në fshatin Rezallë të Skenderajt, ku nga granatat gjakatare mori jetën Leotrim Malush Ahmetit shtatë vjeçar, plagosi motrën e Leotrimit Fatmirën axhën tim Brahimin dhe shumë anëtar tjerë të familjes tonë mbetën të vrarë dhe të plagosur.

Leotrimi atë ditë në vend që të mbulonin lojërat nga gëzimi që një ditë do të jetoj në Kosovën e lirë dhe të pavarur, atë ditë në vend të lojërave e mbuluan copat granatave të cilat ja murrën jetën, ja murrën rinin duke ja shuar ëndrrën për të jetuar në liri, i cili në robëri u lind, u rrit dhe u flijua duke derdhë gjak lirie, gjak i cili u bashkua më pastaj edhe me gjakun e babit të tij dëshmorit, Komandantit Malush Ahmeti dhe shumë dëshmorëve të tjerë të cilët falë gjakut të tyre na e sollën lirinë.

Ne sot po jetojmë të lirë falë gjakut të derdhur nga ju, dhimbja për mungesën e juaj është shumë e madhe për ne, por sakrifica dhe ideali juaj qëndron përmbi dhimbjen që ndjemë për ju, sa ndjejmë dhimbje ndihemi edhe krenar për ju.

Babi yt Leortim ishte i fort edhe pse të humbi ty prapë nuk ndali pushkën dhe thoshte “ fëmijët tanë do jetojnë si ideal yni i lirisë për të cilën po luftojmë”, sot lirinë e gëzojnë bashkëmoshatarët tu dhe shumë të ri dhe të reja falë gjakut tuaj.

Ju jeni nderi dhe krenaria e Kombit, Lavdi Leotrimit, lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Fotografia e Besnik M Ahmeti

Fotografia e Besnik M Ahmeti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz