Subjektet politike tashmë i kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajn, LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hotin dhe Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Analistët politikë thonë secili nga kandidatët për kryeministër që nesër do ta qeverisë vendin duhet ta ketë parasysh se marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të shkojnë përpara si procese, në mënyrë që të respektohet agjenda shtetërore.