Ja pse Franca nuk do liberalizimin e vizave për Kosovën
BILLI

Lexo edhePërplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova

Nga ana e tyre, Angela Merkel presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, shkruan DW.
Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës.
Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.
Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

Lexo edhePërplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova
Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.