back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeJa pse bisedat mes deputetëve të VV’së që u publikuan dje janë...

Ja pse bisedat mes deputetëve të VV’së që u publikuan dje janë të montuara (Foto)

Të ngjajshme

Arbenita tjetër thumb Feros? Kësaj radhe përmend edhe veten

Arbenita Ismajli ka zgjedhur humorin për të rikthyer vëmendjen...

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...
- Advertisement -

Pas përçarjeve mes deputetëve të Vetëvendosjes që u bënë publike javën e kaluar përmes një bisedë në Viber, sonte në media rrodhi një informatë e ngjashme.

Për dallim nga e kaluara, biseda e sotme e publikuar doli të jetë e montuar, për cka reagoi edhe Vetëvendosje.

Kështu, nëse shikoni me vëmendje foton e publikuar të bisedës së realizuar kinse në mes të Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut, Faton Topallit e Dukagjin Goranit, vërehet montazha e bërë.

Nëse për shembull ju jeni në një grup në Viber, atëherë emri yt nuk del te lista e personave që përbëjnë grupin.

Por një gjë nuk ndodh te kjo. Sipas bisedës së publikuar që i bie se është bërë publike nga Faton Topalli, emri i tij figuron edhe lartë, e që nuk është e mundur.

Për këto biseda, ka reaguar Vetëvendosje edhe me një komunikatë ku ka thënë se asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston.

“Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme”, thuhet në reagimin e VV-së./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz