UP-ja më nuk do të lejojë studentët të ndjekin dy drejtime njëkohësisht

Në Universiteti e Prishtinës janë rreth 60 mijë studentë, të cilët vijojnë rregullisht procesin akademik në tri nivele studimi.
Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë deri tash nuk ka penguar që një student njëkohësisht t’i ndjekë studimet në dy fakultete të ndryshme, raporton KTV.
Por, me programin e ri online të UP-së të njohur si SEMS, pritet që kjo praktikë e studimit paralelisht në dy drejtime, të reduktohet.
Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi, ndonëse nuk ka një shifër të saktë, thotë se avancimi i SEMS-it do të ndikojë në ndalimin e studimeve të dyfishta në të njëjtën kohë.

Lexo edheValmiri 14-vjeçar shpëtohet falë ndihmës nga katër gra gjermane
Rinor Qehaja njohës i arsimit, thotë se nëse një student ka mundësi të studiojë njëkohësisht në dy departamente, nuk shihet problem, por normalisht që duhet lënë hapësirë edhe të tjerëve.
Sipas zyrtarëve të Universitetit “Hasan Prishtina”, meqë numri i studentëve është i madh, kjo praktikë e re të paktën do t’u ofrojë të gjithëve mundësi të barabarta studimi.














