Ja nga kush e mori emrin “Rruga e Arbrit”
E dini nga e ka marrë emrin rruga e Arbrit? Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka shpjeguar në emisionin “360 Gradë” se pse ky segment rrugor ka marrë këtë emër.
Çupi sqaron se emri “Rruga e Arbrit” është vendosur nga ish-kryeministri Aleksandër Meksi.
“Rruga e Arbrit është e mirëpritur nga dibranët dhe cila qeveri do ta ndërtojë do të marrë meritet e dibranëve. Kjo rrit edhe ekonominë e dibranëve, zhvillon turizmin shumë, rrit numrin e të punësuarve”, tregoi deputetja Çupi.
Zheji: E dini nga e ka marrë emrin Rruga e Arbrit?
“Unë di nga kryeministri Meksi, në dijeninë time për shkak edhe të profesionit të zotit Meksi di që në një diskutim me inxhinierin e rrugëve të shumë njohur Faruk Kaba, një inxhinier i nderuar i rrugëve. Gjatë diskutimeve me zotin Meksi, për shkak se ajo ka qenë një zonë e njohur e Arbanëve është emërtuar nga zoti Meksi Rruga e Arbit. Kryeministri thoshte se është një rrugë 100 vjecare. Studimi i fizibilitetit është bërë rreth viteve 1993 dhe më pas ka filluar. Në vitin 2006 janë bërë 16 km, më pas është pezulluar”, tha ajo.
Lexo edheZbardhet ngjarja tragjike, si vëllai vrau me plumb në gjoks vëllain 12-vjeç
Zheji: Ka dicka që nuk shkon në projektin e tanishëm?
“Unë nuk bëj teknikën këtu. Por di që projekti ka qenë 150 mln euro dhe tani ka shkuar në 250 mln euro, shtuar interesat që do marrë subjekti, shtuar interesin e bankave dhe faktin që këtë vit në 2018 nuk është miratuar asnjë fond për rrugën e Arbrit”, përfundoi Çupi.














