Ja kush i ‘pajtoi’ sot Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun
BILLI

Lexo edheKadare ka thënë: Nëna Tereze e thirri Clintonin, i tha bëjë diçka për shqiptarët e mi të Kosovës (VIDEO)

Sot gjatë ditës kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar në Skenderaj, ku është takuar edhe me ish-kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtaku.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet Veseli së bashku me Lushtakun, teksa i pranishëm është edhe ministri në dorëheqje i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shkruan Gazeta Blic.

Veseli dhe Lushtaku kanë pasur një përplasje nga disa njëri me tjetrin.

Lexo edheKadare ka thënë: Nëna Tereze e thirri Clintonin, i tha bëjë diçka për shqiptarët e mi të Kosovës (VIDEO)
Kjo për shkak të një vendimi të Veselit, për shkarkimin nga pozitat brenda PDK-së, të gjitha ata që janë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kjo pati ngjallur reagimin e Lushtakut, i cili publikisht pati kërcënuar se “nuk ka bir nëne që e largon nga PDK”.