back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeJa kush i dha urdhër Policisë për të shkuar në veri

Ja kush i dha urdhër Policisë për të shkuar në veri

Të ngjajshme

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një...

Në Komisionin për Siguri, Anton Quni, nga LDK-ja, ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, nëse presidenti ka dhënë urdhër të drejtpërdrejtë për ndërhyrje në ndalimin e trenit serb.

“Ka pasur konsensus total. Presidenti duke qenë si figurë unifikuese edhe ka qenë i kyçur. Të gjithë akterët kanë qenë të informuar me kohë. Urdhrin për ndërhyrje nuk e jap unë por drejtori i përgjithshëm i policisë sepse ai është profesionist dhe e di më së miri se kur duhet të ndërhyjë”, ka qenë përgjigja e ministrit Hyseni, raporton Lajmi.net.

Pse nuk ndalet edhe linja hekurudhore Kralev-Mitrovicë dhe a është legale kjo linjë?- ka pyetur anëtari nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi.

“Për këtë linjë unë kam kërkuar informacione nga autoritetet hekurudhore nëse është legale”, ka thënë Hyseni.

“MPB është e gatshme të kryejë punën e vet edhe sa i përket murit në veri. Nëse PK i kërkohet asistenca për të respektuar ligjin ju sigurojë se do të jetë aty por policia nuk mund të ndërhyjë pa pasur kërkesë. Unë nuk jap urdhra për ndërhyrje”, ka theksuar ministri.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Hyseni ka thënë se duhet të vazhdojë por që duhet të riformatizohet plotësisht.

Ndalimin e Haradinajt dhe mbajtjen e tij në Francë, ai e ka quajtur të papranueshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz