BallinaShqiptareJa kush është biznesmeni, i ekzekutua në oborrin e shtëpisë (VIDEO)

Ja kush është biznesmeni, i ekzekutua në oborrin e shtëpisë (VIDEO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Zbardhen detaje të reja për 32-vjeçarin e ekzekutuar mbrëmë rreth orës 22:30 në Maqellarë të Dibrës. Sipas dëshmive të para të mbledhura nga policia, besohet se autorët e këtij atentati kanë qenë dy persona.

Duket se akti I rëndë është kryer për “larje hesapesh” pasi ekzekutorët e kanë thirrur në emër viktimën Elsi Kosiqi dhe më pas e kanë qëlluar me tre plumba në kraharor, në oborrin e vilës së tij.

Shtëpia e Kosiqit është, një vilë tre katëshe, në qendër të Maqellarës, buzë rrugës kryesore. Sipas policisë autorët kanë lënë disa gjurmë në vendin e ngjarjes, çka mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat e para, thuhet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër në Maqedoni.

Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Policia ka shoqëruar disa persona, midis tyre edhe nga ata që ishin në konflikt me viktimën. Por ende nuk ka një të dyshuar për krimin.

Burimet policore thonë  se Elsi Kosiqi kishte jetuar për shumë vite në Itali dhe me paratë e emigracionit, bashkë me vëllezërit kishin ngritur së fundmi një hotel në zonën e llixhave në Dibër.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz