BallinaLajmeJa kush do ta zëvendësojë Reshitajn në Ministrinë e Ambientit

Ja kush do ta zëvendësojë Reshitajn në Ministrinë e Ambientit

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Albena Reshitaj, mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ajo dorëheqjen e ka arsyetuar duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë për arsye personale, për çka e ka njoftuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Partia Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila drejton dikasterin e MMPH-së, sot ka emëruar personin që për një kohë do të zëvendësojë Reshitajn.

Bëhet fjalë për Fatmir Matoshin, i cili e ka konfirmuar për Indeksonline se nga sot është ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nuk është vendosur ende kush do të emërohet në pozitën e Reshitajt. Unë prej sot jam ushtrues detyre i ministrit, por vendim për emërim të ministrit të ri nuk është marrë akoma. Vendimi i takon presidentit Pacolli dhe strukturave të partisë së AKR-së, pasi unë jam edhe zëvendësministër këtu”, ka thënë Matoshi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz