BallinaLajmeJa kur pritet rënia e çmimit të naftës në Kosovë

Ja kur pritet rënia e çmimit të naftës në Kosovë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë në Kosovë.

Kështu shprehet Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i cili deklaron se në fund të muajit janar do të nisë të bien çmimet e furnizimit.

“Edhe aktualisht jemi pas shteteve të tjera të rajonit me çmime. Është vetëm Maqedonia e Veriut me çmim më të ulët por që akcizën e ka 22 cent më pak. Sot në Kosovë për dizel çmimi shkon nga 1.19 deri në 1.27 për litër, kurse për benzina nga 1.21 deri në 1.30 cent. Gjatë kësaj jave ka pasur rritje 25 dollarë për ton, për katër ditë çmimi është ngritur në 100 dollarë”, është shprehur Berjani në Klan Kosova FM.

“Qytetarët mund të ankohen por problemi i rritjes është diku tjetër – te tregjet botërore. Gjithkund janë rritur çmimet. Në dhjetor ka pasë një komunikatë nga OPEC që në janar, në fund të janarit do të ketë stabilizim të tregut, do të ketë më shumë prodhim dhe çmimi do të bjerë”.

Ai më tej ka theksuar se cilësia e derivateve që ofrohet në tregun vendorë është e lartë dhe këtë e bazon në mosankesat e qytetarëve.

“Asnjë ankesë nuk ka pasur në Ministrinë e Tregtisë. Kjo tregon se cilësia e naftës është sikurse në shtetet tjera”.

Sipas Berjanit me miratimin e Ligjit të Naftës në Kuvendin e Kosovës do të rregulloheshin shumë çështje sa i përket kësaj fushe.

Nga ana tjetër shoqata që ai e drejton nga tash do të nisë me publikimin e përditshëm të çmimit më të shtrenjtë dhe më të lirë në treg.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz