BallinaLajmeJa kur do të kryhet autostrada në pjesën e Maqedonisë Veriore

Ja kur do të kryhet autostrada në pjesën e Maqedonisë Veriore

Të ngjajshme

Super aksion, por Havertz gabon nga afërsia

Skuadra e Arsenalit e pati një mundësi të artë...

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të...

Sërish dhunë mes tifozëve, kësaj radhe në Shtime / Arrestohen disa prej tyre!

Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e...

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Derisa Kosova përfundoi projektin e autostradës prej 65 km deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, autoritetet vendase shtyjnë edhe për disa muaj afatin e tenderimit të projektit prej 12,5 km të autostradës Shkup-Bllacë.

Në vend se këtë pranverë, siç u paralajmërua, njoftimi i fundit është se dy kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë do të fillojnë të ndërtohen gjatë vjeshtës.

“Afatet janë më të mëdha në tenderët ndërkombëtarë në pjesën e autostradave, mendoj se janë mes 45 dhe 60 ditë, prandaj, deri në shtator, nëse të gjitha procedurat përfundojnë siç duhet të jetë në pjesën e tenderimit, do të duhet të fillojë”, tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Pjesa tjetër e mbetur prej 10 kilometra e gjysmë të autostradës, nëse projekti përfundon deri në fund të vitit, do të fillojë të ndërtohet në sezonin e ardhshëm ndërtimor.

“Nuk dua të spekuloj me afatet, pritjet tona janë diku në tetor-nëntor që të përfundojë projekti, kështu që pas kësaj, menjëherë do të shkojmë me tenderim”, tha Goran Sugarevski.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani verën e kaluar premtoi se këtë pranverë do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Blacë, e cila është kërkesa e një dekade nga komuniteti i biznesit.

Sipas paralajmërimeve nga Qeveria plani është që ndërtimi i këtij seksioni të bëhet në dy faza.

Faza e parë nga kalimi kufitar Bllacë deri në rrugën lidhëse drejt Bllacës, me një gjatësi rreth dy kilometra dhe duhet të ndërtohet në 18 muaj.

Pjesa e dytë, deri në Shkup, është e gjatë 10.5 kilometra, ndërtimi duhet të fillojë vitin e ardhshëm dhe të zgjasë rreth 36 muaj.

Pritjet janë që kjo autostradë të vihet në përdorim në vitin 2023. Autostrada, e cila do të ketë katër tunele dhe tetë ura, kushton rreth 110 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz