back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasJa çka thotë Lladrovci rreth kidnapimit të Dr Hafir Shalës

Ja çka thotë Lladrovci rreth kidnapimit të Dr Hafir Shalës

Të ngjajshme

Policia po e kërkon publikisht një hajn

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Rubin: U përgatita prej vitesh për këtë gjykim

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po...

Pas Akademisë kushtuar 20 vjetorit të zhdukjes së Dr. Hafir Shalës, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar “dy fjalë”, ku ka kërkuar nga Prokuroria speciale hetimin e rastit pasi dëshmitarët janë gjallë.

Ai ka theksuar po ashtu se “Dr. Hafiri dhe Familja e tij, meriton çdo respekt. Një Akademi, kushtuar jetës e veprës së tij, është e pamjaftueshme të pasqyrojë gjithë aktivitetin e tij patriotik e profesional, në shërbim të çlirimit të vendit tonë”.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Dy fjalë pas përkujtimit të 20 vjetorit të kidnapimit të Dr. Hafir Shala Sot, me Akademi, në Drenas, është përkujtuar patrioti, veprimtari, ish i burgosuri politik dhe humanisti i madh, ndër mjekët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Hafir Shala. Dr. Hafiri dhe Familja e tij, meriton çdo respekt. Një Akademi, kushtuar jetës e veprës së tij, është e pamjaftueshme të pasqyrojë gjithë aktivitetin e tij patriotik e profesional, në shërbim të çlirimit të vendit tonë.

Sot, jam ndjerë në veçanti i prekur, kur përpjekjet e mia të para disa viteve, po ripërsëriten dhe fati i Dr. Hafirit, mbetet ende enigmë! Unë kam ndjerë obligim, për shkak të lidhjeve të sinqerta familjare me heroin Hafir Shala dhe me të drejtë, kam ngritur shqetësimet e mia për mënyrën e zhdukjes së tij, kur dihen njerëzit që mund të flasin për këtë rast tragjik.

Edhe atëherë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe sot, si kryetar i Drenasit, theksoj se dihen personat që kanë njohuri për kidnapimin e Dr. Hafir Shalës. Ata janë gjallë. Kam kërkuar nga Prokuroria speciale të intervistojë personat që dinë për rastin e zhdukjes së Dr. Hafirit, doktorrit të UÇK-së. Ata dëshmitarë së paku të japin një sqarim zyrtar për Familjen Shala dhe për opinionin se çka ka ngjarë me të. Shpreh keqardhje për “mësuesin” që para disa vitesh e pengonte fjalën time për ndriçimin e rastit në Kuvendin e Republikës, e sot, në emisionin dokumentar, kushtuar Dr. Hafir Shalës, reflektonte ndryshe.

Kontributi i secilit për çështjen e zbardhjes së rrethanave të kidnapimit dhe zhdukjes së Dr. Hafirit dihen. Një porosi për të gjithë ata që duan ta blejnë të kaluarën: Kot e keni, e kaluara mbetet çfarë ishte, ajo nuk blihet! Sërish i bëj thirrje Prokurorisë, hetoni njerëzit e gjallë, dëshmitarë të zhdukjes së Dr. Hafir Shalës! Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Hafir Shalës! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz