back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeJa çfarë nuk dinit për agjërimin gjatë Ramazanit (Video)

Ja çfarë nuk dinit për agjërimin gjatë Ramazanit (Video)

Të ngjajshme

Lookman ndodhet në Londër, pret zhvillimet për Interin – shkruan një raport

Ademola Lookman raportohet se ka lënë Portugalin dhe është...

Zelensky thotë se Rusia po zhvendos trupat për ofensiva të reja

Zolodymyr Zelensky ka thënë se Rusia nuk po tregon...

I jepet lamtumira e fundit viktimave në Gjilan, dyqanet mbyllen

Me qindra persona kanë marrë pjesë në varrimin e...

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georginas (FOTO)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e...

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për ta luftuar krimin

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën...

Muaji i shenjtë i Ramazanit është në mbyllje, e agjërimi për një periudhë kaq të gjatë kohe përbën padyshim një sakrificë të madhe. Megjithatë, ai ka edhe përfitime të jashtëzakonshme, që nisin nga ato fizike e deri tek ato mendore e shpirtërore.

Grekët e lashtë i njihnin të mirat e frenimit nga ushqimi. Në vend që të përdornin ilaçe, – thoshte Plutarku, – më mirë agjeroni. Tradita është ndjekur në shekuj, ndërsa avantazhet e saj janë të pakufijshme.

Së pari për trupin. Agjërimi, – e thënë kjo nga shumë ekspertë, – pastron organizmin dhe i jep kohë për të pushuar sistemit tretës. Dr. Razeen Mahroof, anestezist nga Oxfordi, e përshkruan agjërimin si “proces të mirëfillte detoksifikimi”, sepse largon nga trupi toksinat e depozituara në shtresat dhjamore.

Po kështu largohet dhe çdo mbetje ushqimesh të tepërta. Ai konsiderohet një lloj mjeti shërues natyral, sepse ndihmon në çlirimin e një energjie, e cila mund të përdoret në mënyrë më produktive. Mendohet se pas një vakti të rëndë ushqimor, trupi i njeriut përdor për tretjen e këtij ushqimi gati 65% të energjisë së tij të disponueshme.

Organizimi i atij që agjëron, këtë lloj energjie mund ta kanalizojë në drejtime të tjera, siç është shërimi i indeve të dëmtuara, sepse nuk ka asgjë për të tretur. Nga ana tjetër, kjo lloj sakrifice ndihmon të krijohen zakone më të shëndetshme të të ushqyerit dhe inkurajon vaktet e lehta.

Agjërimi nuk pastron vetëm trupin, por edhe mendjen. Përgjatë kësaj periudhe, individi inkurajohet t’i qëndrojë larg kotësive e negativitetit. Nga ana tjetër, ai përmirëson edhe shëndetin mendor, pasi ndihmon procesin e autofagisë, apo izolimit të organelave të dëmtuara, dhe rrit nivelin e BDNF-së, faktori neurotrofik i derivuar nga truri.

Me agjerimin duket se ulet edhe rreziku i disa sëmundjeve, si ajo e Alcajmerit, e Huntingtonit, depresioni, apo goditjet ishemike. /tch/.

- Advertisement -

Të Fundit