BallinaLajmeJa çfarë i kishte kërkuar Veseli mjekut të UÇK-së,Fadil Bekës, kur ishte...

Ja çfarë i kishte kërkuar Veseli mjekut të UÇK-së,Fadil Bekës, kur ishte plagosur Haradinaj (Video)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, i cili kishte mjekuar mijëra ushtarë dhe civil të plagosur gjatë luftës, përmes një video të postuar, ka rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn.

Beka rrëfen sesi më 24 mars 1998, në ditën kur ishte plagosur Ramush Haradinaj në zonën e Dukagjinit, Kadri Veseli kishte kërkuar prej tij si mjek që të shkonte bashkë me Veselin në Jabllanicë për ta mjekuar atë, duke i thënë se e ka një shok të plagosur.

“Me Kadri Veselin na lidhin shumë ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së luftës. Unë do ta potencoja 24 marsin e vitit 1998 kur në zonën e Dukagjinit është plagosur Ramush Haradinaj. Kërkesa e Kadri Veselit ka qenë që, së bashku me mua si mjek, të shkojmë në Jabllanicë, sepse është një shok i yni i plagosur, një shok i mirë, një luftëtar i mirë, prandaj është e domosdoshme dhe duhet të shkojmë atje”, rrëfen mjeku i UÇK-së.May be an image of 1 person dhe text that says '#PDK134 Dr. Fadil BEKA 55 #Rimekëmbje PARTIA DEMOKRATIKE KOSOVES'

Ai thotë se rruga ka qenë me shumë peripeci, por Kadri Veseli insistonte të shkonim.

“Ai insistim me gjithë faktin se unë isha duke i mjekuar të plagosurit, të plagosurit rëndë. Mirëpo, edhe pse në fillim pak me hezitim, kur e pashë vendosmërinë, këmbënguljen dhe atë sakrificën për të shkuar për t’i ndihmuar një shoku, atëherë thash se edhe unë jam i gatshëm. Për Kadri Veseli kjo tregon, për mendimin tim, se ai ka qenë i përkushtuar për t’u ndihmuar shokëve. Ka qenë sakrifica për shokët, dhe vendosmëria”, thotë Beka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz