back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeUP-ja cakton 50 për qind pragun për regjistrim në nivelin e doktoratës

UP-ja cakton 50 për qind pragun për regjistrim në nivelin e doktoratës

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Pesëdhjetë për qind është pragu që duhet të kalojnë kandidatët që duan të regjistrojnë studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Këtë vendim e ka marrë të enjten Senati i Universitetit të Prishtinës.

Për regjistrimin në këtë nivel të studimeve, prorektori për kërkime shkencore, Faton Berisha, ka propozuar që kriteret për pranim në nivelin e doktoratës të jenë 40 pikë nga publikimet paraprake, 40 pikë nga provimi pranues dhe 20 pikë nga gjuha angleze, shkruan sot Koha Ditore.

- Advertisement -

Nga këto pikë, për të marrë titullin student i doktoratës duhet të kalohet pragu 50 për qind.

“Zgjidhje më e mirë do të ishte që 40 pikë të jenë për publikimet paraprake, 40 nga provimi varësisht se duan ta organizojnë njësitë akademike, kurse 20 pikë nga gjuha angleze”, ka theksuar ai.

Gjatë kësaj mbledhjeje ku janë shqyrtuar edhe pika të tjera, është propozuar që të mbahet mbledhje e veçantë për t’u diskutuar rreth pronës ku është e ndërtuar Kisha ortodokse serbe.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka thënë se Senati duhet të njoftohet për të gjithë hapat që i ka marrë UP-ja pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore se UP-ja është tërhequr nga padia ndaj Kishës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz