back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaBotëIzraeli përgatitet për ofensivën e re në Gaza, paralajmëron zhvendosjen e palestinezëve...

Izraeli përgatitet për ofensivën e re në Gaza, paralajmëron zhvendosjen e palestinezëve nga zona e luftës

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës, ndërsa paralajmëron një ofensivë të re ushtarake në pjesët më të populluara të territorit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee, tha se duke filluar nga e diela, do të shpërndahen tenda dhe pajisje të tjera strehimi për banorët e Gazës që do të largohen nga zonat e luftimeve drejt jugut, në atë që ushtria e cilëson si “zona të sigurta”. Pajisjet do të kalojnë nga pika kufitare e Kerem Shalom, përmes OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të ndihmës, pas kontrolleve të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Ky njoftim vjen pak ditë pasi Izraeli paralajmëroi se synon të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, qendra më e madhe urbane e enklavës me rreth 2.2 milionë banorë – një plan që ka ngritur shqetësime të forta ndërkombëtare.

Familjet e pengjeve në Izrael shpallin “ditë ndalese”

Paralelisht, familjet e pengjeve izraelite kanë bërë thirrje për një “ditë kombëtare ndalese” të dielën, për të shprehur zhgënjimin pas 22 muajsh lufte.

Ata shprehen të frikësuar se një ofensivë e re mund të rrezikojë më tej 50 pengjet e mbetur në Gaza, prej të cilëve mendohet se vetëm 20 janë ende gjallë. Publikimi i disa videove të fundit, ku pengje të dobësuar shfaqen duke folur nën presion dhe duke kërkuar ndihmë e ushqim, ka shtuar indinjatën në opinionin publik.

“Dua të besoj se ka shpresë, por ajo nuk do të vijë nga lart – do të vijë vetëm nga ne,” tha Dana Silberman Sitton, motra e Shiri Bibas dhe halla e fëmijëve Kfir e Ariel Bibas, të cilët u vranë në robëri. Deklarata u bë gjatë një proteste javore në Tel Aviv.

Një grup që përfaqëson familjet e pengjeve ka bërë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar: “Në gjithë vendin, qindra nisma qytetare do të ndalojnë jetën e përditshme dhe do të bashkohen në kauzën më të drejtë dhe morale: kthimin në shtëpi të 50 pengjeve,” thuhet në deklaratë.

39 të vrarë nga sulmet izraelite

Ndërkohë, agjencia e mbrojtjes civile në Gaza raportoi se të paktën 39 persona u vranë të shtunën nga sulmet izraelite, ndërsa paralajmëroi se bombardimet intensive në një lagje të qytetit të Gazës po vënë në rrezik serioz jetën e civilëve që ende ndodhen aty.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz