back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaBotëIzraeli e miraton ligjin që i legalizon tokat e okupuara palestineze

Izraeli e miraton ligjin që i legalizon tokat e okupuara palestineze

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Izraeli e ka miratuar një ligj kontrovers, i cili në mënyrë retroaktive i legalizon 3.800 shtëpitë të kolonëve hebrenj të ndërtuara në tokën palestineze në Bregun e okupuar Perëndimor.

Në bazë të këtij ligji, pronarët e vërtetë të tokës palestineze do të kompensohen financiarisht ose t’iu jepet tokë alternative, transmeton Express.

Ndërkohë, presidenti i ri amerikan, Donald Trump, e ka marrë një qëndrim më të butë ndaj aktiviteteve të Izraelit për të ndërtuar në tokat e okupuara, krahasuar me paraardhësin e tij, Barack Obama, i cili ishte një kritik shumë më i zëshëm.

I trimëruar nga ajo që e sheh si një administratë amerikane më simpatike, Izraeli i ka cuar përpara planet për ndërtimin e mijëra shtëpive të reja.

Më shumë se 600.000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara qëkur Izraeli e okupoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 1967 – tokë në të cilën palestinezët duan ta ndërtojnë shtetit e tyre të ardhshëm.

Vendbanimet izraelite konsideron të jashtëligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë gjë./Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz