BallinaLajmeIvanoviq në arrest shtëpiak, por merret me politikë

Ivanoviq në arrest shtëpiak, por merret me politikë

Të ngjajshme

Fitore Pacolli ia gjen një punë Bajram Kafexhollit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

I akuzuari për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ka propozuar që të themelohet përkohësisht Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Sipas tij, ky Asociacion duhet të themelohet që serbët e Kosovës të mbijetojnë dhe të kenë marrëdhënie më të mira me Beogradin.

“Ne nga ana jonë duhet t’i konstituojmë, përkohësisht, organet e përkohshme të Asociacionit. Këto organe të përkohshme duhet të përbëhen nga Kuvendi i përkohshëm, presidenti i përkohshëm dhe ekzekutivi me sekretariat të përkohshëm të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Të gjitha këto duhet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ivanoviq, transmeton Lajmi.net.

Ivanoviq aktualisht është në arrest shtëpiak duke pritur fillimin e procesit të ri gjyqësor për krimet kundër shqiptarëve. Ai në procesin e parë gjyqësor është dënuar me 9 vjet burg. /

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz