Iu dogj gruri, fermeri i indinjuar: Kryeministri hajke bostan, nuk i interesojë me na vizitu
dp

Lexo edheVdes 102-vjeçari i njohur si “Papa Jake”, ylli veteran i “TikTok”

Ditët me temperatura të larta shkrumbuan hektarë të tërë tokë fermerit Sadush Kabashi në Istog.
Kabashi, në Klan Kosova tregoi se i janë djegur rreth 100 hektarë tokë derisa 60 hektarë prej tyre ka qenë me grurë
“Era ishte shumë e fortë, as zjarrfikësit nuk mundën ta shuanin zjarrin, edhe pse në ndihmë na erdhën shumë njerëz të tjerë, edhe vetë ne bujqit. Por ishte shumë erë e fortë, por shyqyr që nuk pati pasojë në njerëz apo në kafshë”, tha Kabashi ndër të tjera.
Sipas fermerit, ende nuk dihet si erdhi deri te zjarri.

Lexo edheVdes 102-vjeçari i njohur si “Papa Jake”, ylli veteran i “TikTok”
Sakaq, Kabashi thotë se dëmi është i madh, rreth 100 mijë euro.
Ai flet nëse dikush nga qeveria apo Ministria e Bujqësisë ka shkuar t’i vizitojë fermerët e dëmtuar.
“Për besë kurrkush s’ka ardhë, prej qeverie hiç se hiç, një ditë më përpara u dogj Kovraga, kryeministri në Suharekë t’u honger bostan për 40 minuta ka mundur me ardhë këtu, por as nuk iu ka interesuar ajo punë”, u shpreh i indinjuar Kabashi.