BallinaLajmeIshte kandidat për kryetar të Kllokotit, por njëkohësisht edhe aktiv në strukturat...

Ishte kandidat për kryetar të Kllokotit, por njëkohësisht edhe aktiv në strukturat paralele të Serbisë në Kosovë – Kush është Sreçko Spasiq?

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Një numër i konsiderueshëm i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë janë mbyllur, por gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm apo mjaft i madh i tyre vazhdojnë të jenë aktive në Kosovë.

Këto struktura paralele nuk veprojnë komform ligjeve dhe rregullave të Kosovës, si dhe udhëhiqen nga persona të deleguar nga Serbia.

Një nga ta, siç ka mësuar lajmi.net është edhe Sreçko Spasiq, i cili në Kosovë njihet si kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit nga Srpska Narodna Sloga, ku mori 31.23% të votave. Garën për kryetar të kësaj komune, Spasiq e ka humbur në balotazh nga Bozidar Dejanoviç nga Lista Serbe.

Emri i tij, është hasur në dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë për territorin e Kosovës, ku bëhet fjalë për organizim institucional paralel të instaluar në mënyrë të qëllimshme, e ku Kosova emërohet si “Kosovë e Metohi”.

Spasiq në këto dokumente, del si person i rëndësishëm.

Disa fotografi të datës 29 janar 2017, e lidhin drejtpërdrejtë Spasiqin me strukturat policore të Serbisë jashtë Kosovës.

Spasiqi shihet në disa fotografi tjetër edhe duke ushtruar me armë zjarri në kuadër të aktiviteteve nga Asociacioni Policor.

Pra, një person ka mandat ligjor në Kosovë, i përfshirë në struktura paralele dhe aktivitete policore e të armatosur.

Për më shumë, ndiqeni videon: 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz