Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani.
Ujkani ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.
Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.
Eset Ujkani ishte nga Vinarci i Mitrovicës dhe ishte ushtar i Zonës Operative të Shalës. Ndryshe Ujkani është i ftuar nga Gjykata Speciale më 25 gusht.
Njoftimi i plotë i Haxhiut:
U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes, atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.
Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.
I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!