back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeIsh-udhëheqësve të Shtetit planifikohet t’u ndalen përfitimet e përjetshme

Ish-udhëheqësve të Shtetit planifikohet t’u ndalen përfitimet e përjetshme

Të ngjajshme

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Ministri Vitia premton spital të ri në Mitrovicë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar...

Në bazë të projektligjit parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70% e pagës bazë të fundit.

Enver Hasani ka kohë që nuk është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, por ende vazhdon t’i gëzoj benificionet që ia siguron shteti. Pos pagës, ai ka zyrë, asistent, shofer e veturë.

Hasani, megjithatë nuk është i vetmi që gëzon të tilla privilegje nga shteti.

Për të dhe për kategorinë tjetër të funksionarëve publik, mund të mos jetë me interes të miratohet Ligji për pagat.

Kjo për faktin se me projektligjin që e ka bërë gati Qeveria, parashihet t’i jepet fund  kompensimit të përjetshëm të tyre.

Në bazë të projektligjit, një kopje të të cilit e disponon Aktivpress, parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70%  e pagës bazë të fundit.

Funksionarët publik të cilët përfitojnë nga kjo e drejtë janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, Zëvendëskryeministri, Ministri, Drejtori I Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Zëvendësministri, Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Komunës. Presidenti nuk hynë në këtë mes, pasi forma e kompensimit të tij është e rregulluar me ligj të veçantë.

Me Projektligjin për paga është e përcaktuar që e drejta në kompensim të pagës të zbatohet vetëm nëse funksionari publik ka ushtruar së paku gjysmën e mandatit të tyre të rregullt.  Nëse funksionari publik brenda një viti punësohet ose merr ndonjë të ardhur tjetër, nga Buxheti ose nga ndonjë burim tjetër, nuk ka të drejtë të përfitoj kompensimin.

Ky kufizim që u është bërë funksionarëve publik mund të rrezikoj miratimin e projektligjit nga ana e deputetëve, për shkak të ndikimit  që mund ta ushtrojnë mbi ta, shefat e shtyllave kryesore të shtetit./Aktivpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz