back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeIsh-shefi i KQZ'së tregon kush e ka të drejtën finale për krijimin...

Ish-shefi i KQZ’së tregon kush e ka të drejtën finale për krijimin e qeverisë

Të ngjajshme

KOSTT mohon marrëveshjen për rritje pagash: Nuk ka asnjë vendim të dakorduar

KOSTT sh.a. ka reaguar ndaj deklaratave të Shoqatës Sindikale...

Festë para feste – veç në Viva Fresh Store

Festat e Fundvitit po afrohen dhe Viva Fresh Store...

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Kosova mund të përballet me një ngërç të ri politik kur është koha për formimin e Qeverisë. Lidhur me këtë, njohësit e çështjeve juridike thonë se për formimin e qeverisë janë disa skenare që mund të ndodhin.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëherësh eksperti për çështje juridike, Mazllum Baraliu ka konfirmuar se koalicioni PAN e ka mundësinë e para që ta formojë qeverinë.

Mirëpo, sipas tij, nëse e njëjta dështon atëherë kjo do t’i kalojë me automatizëm ndonjë grupacioni tjetër politik.

“Koalicioni PAN në qoftë se mundet ai e ka radhën duke u nisur sipas nenit 95 të kushtetutës së Republikës së Kosovës e ka të drejtën që ta formojë qeverinë dhe të bëjë një kabinet prej 61 deputetësh”, ka thënë Baraliu.

Më tej, profesori universitar ka shpjeguar edhe rastin se nëse as koalicioni i dytë apo partia e dytë nuk mund ta formojnë qeverinë, cili grup tjetre mundet ta bëjë.

Ai thotë se është një e drejtë diskrecionale e presidentit të Republikës që t’ia jap mandatin grupacionit të tretë politik për formimin e qeverisë. Në rast se edhe kjo nuk bëhet, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“I pari subjekt politik që ta formojë qeverinë i takon e drejta koalicionit PAN ta japin propozimin te presidenti dhe ai të ja aprovoj këtë të drejtë dhe ti mandatojë që ata vetë të formojnë qeverinë. Nëse nuk munden, atëherë i takon çdo subjekti politik apo grupacion politik në këtë rast koalicionit LDK-AKR-Alternativa nëse normalisht arrijnë që t’i kenë numrat. Nëse jo, atëherë  koalicionit eventual paszgjedhor që mund të jetë Vetëvendosja si partia më e madhe që ka dalë numerikisht dhe LDK-ja me ata të vetë e kështu me radhë, pra me minoritetet ose edhe me ndonjë parti politike më të vogël. Pra kush arrin i dyti  si parti e dytë pas asaj PAN-it si koalicion i pare mund ta bëjë dhe duhet ta bëjë qeverinë në afat prej 15 ditësh”, ka thënë Baraliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz