back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeIsh kryetari i Kushtetueses: Së pari të zgjedhet presindenti, pastaj qeveria

Ish kryetari i Kushtetueses: Së pari të zgjedhet presindenti, pastaj qeveria

Të ngjajshme

E dhimbshme zbrazja e Skenderajt: Mungesa e të rinjve mbyll palestrën “Arena” pas 10 vitesh funksionim

Pas një dekade aktiviteti, palestra sportive “Arena-Runik” në Runik...

Rikthim i çmendur i Cityt në “Anfield”, fiton në mënyrë spektakolare

Liverpooli i bëri konak sot Manchester Cityt në kuadër...

Aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe...

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë...

Barazon City, shënon Bernardo Silva

Manchester City ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Është...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar renditjen e konstituimit të institucioneve.

Sipas gjithçka nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin e pastaj vjen Qeveria.
“Bazuar në karakterin e Kushtetutës sonë, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe kalohet në ekzekutiv”, tha Hasani në Klan Kosova.

Kosova momentalisht ka një presidente ushtruese të detyrës dhe një kryeministër që është në detyrë. Nuk ka Kuvend.

Votimet e 14 shkurtit kanë prodhuar rezultatin zgjedhor, duke e vendosur Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 56 deputetë të fituar – pa votat me kusht, të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuara.

VV të nominuar për presidente e ka Vjosa Osmanin dhe për kryeministër Albin Kurtin i cili nuk është certifikuar për këto zgjedhje nga Komisioni Qendror Zgjedhor për shkak të një verdikti të Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit të kaluar.

Për t’u votuar presidenti në sallë duhet të ketë korum 80 deputetë, ndërsa për kryeministrin 61.

Nga subjektet tjera politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mandatuar, Ramush Haradinaj për postin e të parit të shtetit. Do të kenë nëntë deputetë në Kuvend. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz