Ish-kryeministri Berisha reagon pas arrestimit të Ramush Haradinajt
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, dhe kryetarit të AK-së, Ramush Haradinaj.
Për Berishën ky urdhwr arresti për Ramush Haradinajn, është fund e krye politik dhe antishqiptar i xhelateve te Beogradit, transmeton Drenicapress.info.
Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Te dashur miq, dje autoritetet policore franceze ndaluan mbi bazen e nje urdher arresti politikisht te motivuar te xhelateve te Beogradit, ish kryeminstrin e Kosoves dhe kryetarin e AAK, komandantin dhe heroin e luftes çlirimtare te Kosoves, zotin Ramush Haradinaj.
Lexo edheMinistri Shala bëri homazhe pranë varrit të Gjeneralit Shaban Shala
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete mandat hakmarres primitiv te qarqeve raciste dhe albanofobe te Beogradit, u bej thirrje autoriteteve franceze te mos bien ne kurthet bizantine serbe qe punojne vetem per destabilizimin e rajonit, por te lirojne menjehere zotin Ramush Haradinaj pasi te gjitha akuzat e stisura te Beogradit jane hedhur poshte si fund e krye te pa verteta nga Gjykata Nderkombetare e Hages.
Une gjithashtu i bej thirrje BE te nderhyje menjehere dhe te denoje kete qendrim destabilizues te Beogradit ne rajon! sb














