BallinaLajmeIsh-krerët e UÇK-së nesër dalin sërish para gjyqit në Hagë

Ish-krerët e UÇK-së nesër dalin sërish para gjyqit në Hagë

Të ngjajshme

Albanians For America mirënjohje  DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën

Organizata “Albanians for America” ka shprehur mirënjohje për Departamentin...

Belgjika publikon listën zyrtare për Botërorin 2026

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën përfundimtare për Botërorin...

Nesër (e mërkurë, 24 mars) në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz