BallinaLajmeIsh-inspektori i Prishtinës: Nuk e kam ditur që kam pasur mijëra franga,...

Ish-inspektori i Prishtinës: Nuk e kam ditur që kam pasur mijëra franga, dollarë e euro në shtëpi

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Afro 10 mijë franga zvicerane, 2.600 dollarë dhe 1.860 euro i janë gjetur në shtëpi ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Skënder Canolli, pas bastisjes nga policia në vitin 2014.

Mirëpo ish-inspektori ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e këtyre parave në shtëpi. Megjithatë, ai gjatë marrjes në pyetje, të hënën, para Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka pohuar se paratë nuk kanë qenë të tij, por të babait.

Canolli dhe nëntë të akuzuarit e tjerë po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.

Së bashku me ish-kryeshefin e Inspektoratit në Komunë të Prishtinës, Ismet Haliti, si dhe inspektorët e tjerë: Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen nga Prokuroria për mosparandalimin e mosndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për mosekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në Komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz